LAJMI I FUNDIT:

Fustani i nusërisë i një ruseje hit në internet

Fustani i nusërisë i një ruseje hit në internet

Një fustan nusërie tejet i hapur i një ruseje, është shndërruar në hit të vërtetë në internet, pas botimit të fotografive në ueb-faqen 'Wedinarot", e cila publikon fotografitë më të këqija nga dasmat anembanë botës.

Në fotografi shihet një grua e panjohur, për të cilën besohet se është ruse, se si del nga limuzina, ndërsa pjesa e epërme e fustanit mezi mbulon gjoksin e saj.

Këto fotografi shumë shpejt janë gjetur nëpër bllogjet e ndryshme në internet – dhe janë bërë objekt i komentimeve të ndryshme, bën të ditur gazeta Daily Telegraph. /Telegrafi/