LAJMI I FUNDIT:

Përleshje e delegatëve në Argjentinë

Përleshje e delegatëve në Argjentinë

Së paku 10 persona janë lënduar në një përleshje masive fizike, që ka ngjarë në parlamentin e qytetit të Argjentinës, Chacou, gjatë seancës për zgjedhjen e kryetarit krahinor.

Delegatët në asamblenë lokale fillimisht ishin fjalosur ashpër, për të vazhduar më pas përleshjen e tyre edhe me forcë. Karriget fluturonin kudo, sikur të ishte fjalë për ndonjë kafene, bëjnë të ditur mediat lokale.

E gjithë kjo rrëmujë ishte krijuar, kur delegatët e pozitës ishin përpjekur t’i ndalonin ata të opozitës që të hynin në sallën e kuvendit. Para kësaj, delegatët e pozitës veçmë kishin zgjedhur kryetarin krahinor. /Telegrafi/