LAJMI I FUNDIT:

Tre video porno, për një martesë si në përralla

Tre video porno, për një martesë si në përralla

Ëndrra e tyre është një martesë si në përralla dhe nuk ka rëndësi se paratë që do të mbledhin për ta realizuar atë do t'i fitojnë në mënyra që ngjallin diskutime.

Lisa Brand e Tommy Barnes, për të hequr mënjanë paratë e nevojshëm për dasmën kanë xhiruar tre video pornografike dhe kanë në plan të realizojnë edhe një tjetër;
që nga zhveshja te "trekëndëshi" klasik e deri te një lloj rikrijimi i videos Body of Evidence të Madonnas, në të cilën Lisa lejon të bjerë dyllin e një qiriu në kraharorin e Tommyt dhe e qëllon atë me shuplaka.

"Ishte shumë dëfryese. Unë ua thashë këtë më parë mamasë dhe miqve të mi dhe ata më kuptuan"- ka thënë Lisa për The Sun, duke shpjeguar se martesa si në përralla ka qenë gjithnjë ëndrra e tyre.

"Janë 5 minutat tona të famës, diçka që do ta kujtojmë kur të jemi pleq. Kjo na ka afruar akoma edhe më shumë me njëri-tjetrin", ka thënë Tommy. /Shekulli/