LAJMI I FUNDIT:

Nxjerrja e dhëmbit me veturën lodër

Nxjerrja e dhëmbit me veturën lodër

Nxjerrja e një dhëmbi me anë të perit është metodë e vjetër, e cila edhe sot kryen punë. Por, së fundi perin kanë filluar ta tërheqin veturat lodra, që dirigjohen në mënyrë automatike.

Siç mund ta shihni në video, një familje amerikane ka lidhur perin për veturën lodër, dhe në këtë mënyrë kanë arritur të nxjerrin dhëmbin e vajzës së tyre.

Dhe kjo shpikje doli të ishte e suksesshme, sepse dhëmbi është nxjerrë, ndërsa metodologjia e re është përshkruar nga familjaret si “cool”. /Telegrafi/