LAJMI I FUNDIT:

Ia vendosin shufrën në këmbën e shëndoshë

Ia vendosin shufrën në këmbën e shëndoshë

Dy mjekë kinezë janë përjashtuar nga puna, për shkak se një pacienti 84-vjeçar ia kanë vendosur një shufër hekuri në këmbën e gabuar.

Mediat kineze raportojnë se ky incident ka ndodhur në spitalin e Tongchengut, në provincën Hubei, në Kinën qendrore.

Pacienti ishte pranuar në spital, pasi e kishte thyer këmbën. Dhe i gjori ka fituar një shufër hekuri në këmbën e gabuar.

Tash pritet intervenimi kirurgjik që kjo shufër të largohet dhe të vendoset një tjetër, natyrisht në këmbën e sëmurë. /Telegrafi/