LAJMI I FUNDIT:

Kinezi lejon gruan ta rrahë një herë në javë

Kinezi lejon gruan ta rrahë një herë në javë

Një rast interesant është raportuar në Kinë, ku një burrë ka nënshkruar një kontratë, sipas së cilës i lejon gruas së tij ta rrahë një herë në javë.

Ky 32-vjeçar, siç bën të ditur Daily Telegraph, ka ndërmarrë një hap të tillë, pasi çdo ditë kishte duruar rrahjet e gruas së tij, e cila stërvit kung-fun-në.

“Nuk dëshirojë ta rrah atë, mirëpo kjo ndodhë çdoherë dhe nuk mund ta frenoj veten”, ka thënë bashkëshortja e tij. Ajo ka bërë të ditur se gjatë javës para nënshkrimit të marrëveshjes, tri herë e kishte rrahur bashkëshortin e saj.

Kinezi fatkeq ka treguar se gruaja e tij, e cila përndryshe punon si menaxhere në një kompani tregtare, që nga fëmijëria e saj ushtron karate, dhe atë e kishte tërhequr karakteri i saj i fortë.


Për t’i shmangur rrahjet e përditshme ai ka ndërmarrë këtë hap, ndërsa nëse gruaja e tij nuk e respekton, si dënim duhet të shkojë të qëndrojë tre ditë të familja e saj. /Telegrafi/