LAJMI I FUNDIT:

Foshnja mbyll nënën në orman

Foshnja mbyll nënën në orman

Karen Kilgur nga Zelanda e Re i ka kaluar shtatë orë të plota e mbyllur në orman, ku e kishte kyçur i biri i saj 14 muajsh.

Pasi që bashkëshorti i saj në atë kohë gjendej në punë, 32-vjeçarja Karen ka mundur vetëm të dëgjonte problemet që i bënte i biri i saj nëpër dhomë, dhe e dëshpëruar të priste kthimin e tij në shtëpi.

Me t’u kthyer bashkëshorti i saj, ajo i ka treguar atij se si për 3 orë ishte përpjekur të thyente derën e ormanit, mirëpo pa sukses – andaj edhe kishte vendosur vetëm të priste. /Telegrafi/