LAJMI I FUNDIT:

Kur i pasuri bëhet i varfër

Kur i pasuri bëhet i varfër

Një biznesmen britanik, i zhgënjyer nga jeta komerciale, ka vendosur të hedhë prapa karrierën e tij të suksesshme, dhe të jetojë në natyrë pa asnjë metelik.

Mark Boyle nga Bristoli, ka hequr dorë nga puna dhe paratë, dhe si një varfanjak ka vendosur të jetojë në një kamp-shtëpizë të vjetër.

Ky 30-vjeçar, madje ka vendosur që edhe gjërat elementare higjienike t’i marrë nga natyra, kështu letrën e tualetit e ka zëvendësuar me gazeta të vjetra, ndërsa detergjentin e ka prodhuar nga zierja e arrave.

Tash për tash, ai thotë se jeta i ecën në mënyrë fantastike – pasi ka mësuar shumë nga natyra – dhe thotë se, “nuk e kishte ditur se si paraja i kishte sjellë aq shumë stres dhe brenga në jetë”.


Boyle ushqehet me perime të cilat i kultivon në kopshtin e tij, pastaj me fruta të cilat i gjen në mal, por edhe me mbeturinat që i gjen nga supermarketet dhe restorantet.

Sidoqoftë, kjo mënyrë e jetës nuk ishte krejt pa pasoja për Markun. Para gjashtë muajsh atë e ka braktisur e dashura e tij, studentja 26-vjeçare Clare. Edhe pse në fillim ajo kishte deklaruar se do t’i qëndronte pranë dhe ishte pajtuar me vendimin e tij, duket se shumë shpejt ishte mërzitur dhe ia kishte kthyer shpinën.

Ai tash kërkon një vajzë e cila do të pajtohej me këtë mënyrë të jetës, ndërsa tashmë ka filluar edhe të shkruajë një libër për këtë mënyrë të jetës.

Dhe sërish lindi problemi për Markun – ai ka marrë oferta të majme për botimin e këtij libri. Dhe ai nuk di çfarë të bëjë me ato para, t’ia japë dikujt, të hapë llogari në bankë apo diçka krejt tjetër.

Mark thotë se kjo ofertë ka filluar të shqetësojë atë – pasi paratë e fundit që i kishte fituar 350 funte, ai i kishte shpenzuar në vendosjen e disa pllakave solare mbi kamp-shtëpizën e tij, që të mund të shfrytëzonte lap-topin. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Francezi thyen rekordin botëror – hidhet me bark në ujë nga shkëmbi 44 metra i lartë

Interesante
I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

I propozoi martesë para liqenit, partnerja amerikane aksidentalisht e godet unazën që përfundon në liqen – megjithatë i tha “PO”

Interesante
Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Ju keni sy të 'mprehtë' nëse mund të dalloni numrin 725 midis 'fushës' me numrat 775 në vetëm 7 sekonda

Interesante
Kalo në kategori