LAJMI I FUNDIT:

Rreth 85 të vdekur nga sulmi në jugperëndim të Pakistanit

Rreth 85 të vdekur nga sulmi në jugperëndim të Pakistanit

Numri i të vdekurve është rritur në 85 nga një sulm me bombë të shtunën në një treg në buzë të Quetta, në Pakistanin jugperëndimor. Policia tha se numri i të plagosurve ishte më i madh se 200.

Shumë viktima ishin shiitë të Hazara-s. Lashkar-E-Jhangvi, një grup suni, është konsideruar përgjegjës për sulmet. Drejtuesit e Partisë Demokratike Hazara (HDP) i kanë dhënë qeverisë 48 orë për të kapur Lashkar-e-Jhangvi, transmeton Rel.

HDP tha se pas përfundimit të afatit, komuniteti Hazara do t’i fillojë protestat anembanë botës. Shi’itët kanë qenë të sulmuar gjithnjë nga grupet militante, të cilët i shohin ata si heretikë dhe jo-myslimanë në këtë vend të dominuar nga myslimanët suni.


Shumë prej shiitëve në Quetta, duke përfshirë të sulmuarit e së shtunës, janë pjesë e Hazaras, një grup etnik që emigruan në Pakistan nga Afganistani, më shumë se një shekull më parë. /Telegrafi/