LAJMI I FUNDIT:

Bullgaria akuzon Hezbollahun për sulmin e vitit të kaluar

Bullgaria akuzon Hezbollahun për sulmin e vitit të kaluar

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Cvetan Cvetanov ka akuzuar grupin militant libanez të Hezbollahut për shpërthimin e bombës në një autobus gjatë korrikut të vitit të kaluar ku u vranë pesë qytetar izraelitë dhe shoferi i autobusit.

Cvetanov ka thënë se në sulmin që kishte ndodhur në qytetin turistik të Bullgarisë, Burgas, janë të përfshirë tre persona, njëri prej të cilëve ka pasaportë kanadaze kurse një tjetër australiane. Cvetanov tha se “kanë konstatuar se dy nga sulmuesit janë anëtarë të krahut militant të Hezballahut” dhe ka shtuar se janë gjetur prova të lidhjeve financiare mes dy të dyshuarve dhe Hezbollahut.

Izraeli ka fajësuar Hezbollahun dhe Iranin për sulmin. Ndërkohë që, Irani kishte mohuar akuzat e bëra nga zyrtarë të Izraelit, ndërsa Hezbollah nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/