LAJMI I FUNDIT:

96 vende pro Kosovës në FMN

96 vende pro Kosovës në FMN

Nga 138 shtete sa kanë marrë pjesë në votimin për pranimin ose jo të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), 96 sosh kanë votuar në favor të Kosovës, shkruan “The Kosovo Times”, duke u mbështetur në burime nga FMN-ja. Dhjetë votuan kundër, kurse 32 abstenuan.

Pavarësisht fushatës shumë agresive nga Serbia dhe Rusia për të shkurajuar shtetet anëtare për të mos marrë pjesë në procesin e votimit, gjë që do ta bllokonte anëtarësimin e Kosovës, 138 shtete nga gjithsej 185 anëtare sa i ka ky organizëm u fuqishëm monetar ndërkombëtar, kanë marrë pjesë në procesin e votimit.

Në këtë mënyrë, Kosova ka përmbushur dy kriteret të cilat janë të nevojshme: kuota e fuqisë ekonomike që e mbështesin shtetin e ri dhe kuorumi i nevojshëm.