LAJMI I FUNDIT:

8 orë në ditë eksport energjie

8 orë në ditë eksport energjie

Prej disa ditësh kanë hyrë në fuqi kontratat e reja për eksportin e energjisë elektrike. Burime zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëjnë të ditur se duke filluar nga 1 qershori po shitet energji drejt kompanisë kosovare të energjisë KEK dhe kompanisë austriake, "Verbund".

"KESH, përveç detyrimit ligjor që ka ndaj furnizimit me energji elektrike të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, po eksporton energji elektrike në bazë të kontratave të shitjes me këto dy kompani",- shprehet Muharrem Stojku, drejtori i Divizionit të Prodhimit të korporatës.

Sipas tij, sasia e energjisë së eksportuar do të kryhet 4 deri në 8 orë në ditë, sidomos në orët e pikut, kur dhe çmimi i shitjes së energjisë është më i lartë.

"KESH do të kryejë gjithashtu gjatë muajit qershor shkëmbime të energjisë elektrike me KEK-un e Kosovës gjatë orëve të natës, kur çmimi është më i lirë",- deklaron Stojku.


Ai shton se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, me anë të shitjes së energjisë elektrike, po bën shfrytëzimin optimal të kaskadës. "Liqeni i Fierzës ka arritur nivelin 296 metra dhe prurjet llogariten në 165 metra kub në sekondë. Prodhimi ditor i energjisë për gjithë vendin është 12.5 milionë kilovat orë në ditë",- shprehet Stojku.

Korporata Elktroenergjetike Shqiptare ka nisur eksportin e energjisë elektrike që prej datës 1 janar të këtij viti. Burime zyrtare nga KESH bëjnë të ditur se deri tani nga shitja e energjisë janë arritur të sigurohen më shumë se 15 milionë euro, para këto që ndihmojë gjendjen financiare të korporatës. Zyrtarët e KESH-it kanë deklaruar se eksporti do të vazhdojnë gjatë muajve të verës, veçanërisht gjatë periudhës së pikut kur çmimet janë edhe më të larta.

Gjatë muajit të kaluar, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare i shiti energji Greqisë dhe një kompanie zvicerane. Nga të dhënat zyrtare të KESH-it, rezulton se gjatë këtij viti janë eksportuar rreth 407 milionë kilovat orë energji elektrike, si dhe janë bërë shkëmbime me vendet fqinjë, në bazë të marrëveshjeve të lidhura. Ekspertët e korporatës shpjegojnë se shkëmbimet janë bërë në periudhat kur prurjet e ujit në kaskadë kanë qenë të shumta dhe në këtë mënyrë, është evituar derdhja e ujit.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori