LAJMI I FUNDIT:

75 kompani ekspozojnë produktet e tyre

75 kompani ekspozojnë produktet e tyre

75 kompani vendore po marrin pjesë në organizimin tradicional të “Java e Biznesit Kosovar” që po mbahet për të shtatën herë radhazi në tërë territorin e Kosovës. Aktiviteti i sotëm nis në Lipjan, Shtime, Suharekë dhe Prizren.

Sipas Kryetarit të AKB-së, Agim Shahini, ky aktivitet është shumë i rëndësishëm në promovimin e produkteve vendore dhe pjesëmarrja e kompanive që u takojnë profileve të ndryshme e bënë këtë aktivitet më të veçantë.

”Është një mundësi shumë e mirë për prodhuesit të cilët do të kenë mundësi të njihen me konsumator dhe konsumatorët me produkte”, tha Shahini për Ekonomisti. Sot, në ditën e parë, nisja e eskortës biznesore do të bëhet nga Prishtina në drejtim të Lipjanit, Shtimes, Suharekës dhe Prizrenit, ku produktet vendore gjithkund do të promovohen për rreth gjysmë ore.

Ndërsa aktiviteti i sotëm qendror do të mbahet në qendër të Prizrenit te Shatërvani, ku bizneset do të shpalosin kualitetet e produkteve të tyre, për më shumë se katër orë.


Organizimi për këtë ngjarje në Prizren, është mbështetur edhe nga Kuvendi Komunal dhe bizneset lokale. Këtë vit sipas Shahinit një mbështetje shumë e madhe për organizimin e “Javëve të Biznesit”, për herë të parë është bërë edhe nga kryeministrit Thaçi./telegrafi/