LAJMI I FUNDIT:

72 % e kosovarëve të gatshëm për protestë

72 % e kosovarëve të gatshëm për protestë

Për shkak të situatës së rëndë ekonomike në Kosovë rreth 72 për qind e kosovarëve duket se janë të gatshëm dhe të vullnetit që t'i bashkohen protestave publike të organizuara për dallim me 59 për qind të tyre që janë të gatshëm dhe të vullnetit t'i bashkohen protestave të organizuara për arsye politike. Kështu thuhet në anketën e pulsit publik të publikuar ditë më parë nga UNDP-ja.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, thotë se gjendja ekonomike në Kosovë është duke u rënduar dita-ditës. Sipas tij, pjesa e varfër e qytetareve, është duke u varfëruar edhe më shumë. Ndërkaq, pjesa e pasur është duke e rritur dukshëm kapitalin e vet.

“Punëtoret shumë herë kanë kërkuar që të organizohen protesta për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, por ne i kemi shtyrë ato për shkaqe politike. Mirëpo, pas konsolidimit të Qeverisë së re vendi do të përballet me protesta të mëdha, nëse Qeveria nuk përmbush premtimet e dhëna para fushatës. Populli është lodhur dhe nuk duron më”, tha Arifi.

Sipas tij, pjesa e varfër e cila llogaritet të jetë rreth 14 për qind, është e pamundur të jetojë në ditë me më pak se një dollar, kur dihet se një bukë më pak se 400 gramë kushton 40 centë.


Edhe Nagip Skënderi, njohës i mirë i problemeve ekonomike në vend thotë se situata ekonomike në Kosovë është duke u rënduar dita-ditës. Sipas tij, deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës të gjitha protestat që janë organizuar kanë qenë politike dhe pjesëmarrja në to ka qenë më e madhe.

Por, pas shpalljes së pavarësisë, sipas tij situata ka ndryshuar. Ai tha se qytetaret janë të gatshëm të dalin në protesta për arsye ekonomike, sepse nuk kanë rrugëdalje tjetër. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori