LAJMI I FUNDIT:

7 milionë euro për 5 ura

7 milionë euro për 5 ura

Renzo Daviddi, shef i Zyrës Ndërlidhëse të KE tha se riparimi i pesë urave do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal të Kosovës, ndërsa projekti pritet të zgjatë rreth 18 muaj.

Me financimin e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, të premten, filloi rindërtimin i pesë urave përgjatë rrugës që lidhë Kosovën me Maqedoninë, të cilat do të jenë në përputhje me standardet evropiane.

Projekti prej 7 milionë eurosh përbëhet nga dizajni i detajuar për rindërtimin e pesë urave në harmoni me standardet evropiane të nevojshme për trafik të ngjeshur dhe me standardet relevante ushtarake. Projekti përfshin edhe riparimin e rrugëve që lidhen me këto ura. /telegrafi/