LAJMI I FUNDIT:

60 milionë dërgesa nga Samsung në Q4

60 milionë dërgesa nga Samsung në Q4

Samsung Electronics do të shes mbi 60 milionë telefona të mençur në çerekun e katërt të 2012, duke marrë në konsideratë popullaritetin e pajisjeve Galaxy Note 2 dhe S3.

Agjensia e lajmeve The Yonhap duke cituar disa nga kërkimet e fundit të bankës UBS, ka raportuar sot se gjiganti jug-korean pritet të shes 61.5 milionë telefona të mençur në periudhën tetor-dhjetor.

Kjo shifër tregon rritje për 5 për qind nga çereku paraprak, në të cilin Samsung kishe shitur 58 milionë njësi.

Produkti ‘fablet’ Galaxy Note 2 i kompanisë është kontribuesi kryesor që ndikon në këtë rritje.
“Galaxy Note 2 ka dërguar 3 milionë njësi në pesë javët e para të shitjes. Për këtë arsye ne presim të shohim 7 milionë dërgesa të Note 2 në krahasim me pritjet e më hershme prej 5 milionë për çerekun e katërt” ka deklaruar një analist nga UBS.
Galaxy S3 poashtu vazhdon të performoj mirë me 5.5 milionë njësi të shitura vetëm në tetor. Me sukseset e shumta në produktet e saj, Samsung pritet që në vitin 2013 të zgjeroj udhëheqjen e saj ndaj rivalit Apple, në tregun e telefonave të mençur. /Telegrafi/