LAJMI I FUNDIT:

6 minuta kushtojnë 500 mln euro

6 minuta kushtojnë 500 mln euro

“Kam kënaqësinë të deklaroj që ceremonia e fillimit të punimeve në autostradën Morinë-Merdare do të jetë me datën 25 të këtij muaji, ku në mënyrë simbolike fillon realizimi i projektit tonë madhor nacional. Në këtë ceremony, janë ftuar të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të bëhen pjesë historisë të realizimit të ëndrrës sonë. Po ashtu, ne, do t’i ftojmë të gjithë personalitetet e jetës politike, publike, si dhe presim se do të ketë edhe mysafirë ndërkombëtarë”, ka thënë Limaj.

Autostrada do të jetë me standarde evropiane, deklaroi Limaj. 28 metra e gjerë, me 4 shirita nga 3.75 metra dhe dy shirita për ngadalësim. Shpejtësia e lejuar do të jetë 120 km/h, kurse aty ku vlerësohet e mundshme mund të miratohet shpejtësi edhe deri 140 km/h.

Autostrada do të jetë e sistemit të mbyllur, hyrje-dalje vetëm në kyqje të autostradës, të cilat do të jenë nga dy në çdo komunë, nëpër të cilën do të kaloj autostrada. Për trasenë e autostradës do të ketë diskutim parlamentar dhe publik, ka thënë Limaj, megjithëse, ai, u shpreh në favor të evitimit të tuneleve.

“Unë jam i bindur se qytetarët e këtij vendi nuk do të lejonin që për 6 minuta vonesë t’i shpenzojnë 500 milionë euro, sepse, nuk kemi shkurtim të distancave, kemi vetëm 11 kilometra ndryshim, që në autostradë, është 5 minuta vonesë”, ka sqaruar Ministri Limaj.


Ministri Limaj njëherit u shpreh se financimi është i sigurt, së paku për fillim, duke thënë se Ministria e Ekonomisë dhe Financave është ajo, e cila ka përgatitur planin e financimit. Ndryshe, ai siguroi se kontrata me “Bechtel & Enka” është më e mira në rajon./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Kalo në kategori