LAJMI I FUNDIT:

6 mijë dollarë për të shpëtuar macen e aksidentuar (Foto)

6 mijë dollarë për të shpëtuar macen e aksidentuar (Foto)

Takoni Mister Pickle, një maçok endacak që u përplas nga një makinë dhe iu nënshtrua një operacioni që kushtoi 6 mijë dollarë dhe që më në fund gjeti një shtëpi të dashur.

Gruaje e quajtur Melissa Popham që punon në një dyqan kafshës thotë se e ushqente kotelen sa herë që ajo ndalonte në dyqanin e saj.

Më pas maçoku mungoi për 5 ditë dhe kur u kthye ngjante sikur kishte dalë nga një film horror.


Popham dhe bashkëpunëtori i saj, morën në telefon një veteriner, i cili nisi që të trajtonte trupin me plagë të maces dhe mjekrën e saj të thyer.

Rreth 2 muaj më vonë, përcjell gsh, një transformim i mrekullueshëm ndodhi. Mister Pickle është shumë i lumtur dhe ka një gëzof shumë të bukur tani.

Ai jo vetëm që ka një pronar të dashur, por gjithashtu edhe një mace tjetër që shoqërohet gjatë gjithë kohës.

“Pickle është absolutisht një maçok e mrekullueshëm dhe shumë miqësor. Ai është shumë i dashur dhe jam kaq e kënaqur që ta ndaj jetën time me atë”, tha pronarja.