LAJMI I FUNDIT:

5 milion euro për kampet e Mitrovicës Veriore

5 milion euro për kampet e Mitrovicës Veriore

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Mitrovicës filloi fazën e realizimit të projektit 5 milion euro për të përkrahur familjet rome, ashkalinje dhe egjiptase në kampet e Mitrovicës Veriore.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është mbyllja e kampeve të kontaminuara me plumb të Cesmin Lugut dhe Osterodes. Nisma është vazhdimësi dhe plotësim i ndihmës në të kaluarën dhe tani për komunitetet pakicë në Kosovë.

Përveç mundësimit të rivendosjes paqësore dhe të qëndrueshme, pritet që projekti të mundësojë reintegrim të suksesshëm, ekonomikisht produktiv, të sigurt dhe të shëndoshë të rreth 90 familjeve rome, ashkalije dhe egjiptase nga kampet e Cesmin Lugut dhe Osterodes në Mahallën Rome apo lokacione të tjera.

Kjartan Björnsson, i ngarkuari me punë në Zyrën ndërlidhëse të KE-së, pohoi: “Ky projekt është hartuar për të trajtuar kushtet alarmante dhe mjaft të tmerrshme në të cilat keni jetuar në dekadën e kaluar. Komisioni Evropian ka punuar ngusht me Qeverinë e Kosovës, USAID-in, dhe palët tjera të përfshira gjatë disa muajve për të krijuar një kornizë funksionale për të zgjidhur këtë problem të kahmotshëm.


Fillimi i sotëm paraqet zotimin dhe përkushtimin e lartë të BE-së për të trajtuar nevojën për rivendosje dhe reintegrim të qëndrueshëm. Saša Rašić, ministër për Komunitete dhe Kthim pohoi: “mbyllja e të gjitha kampeve është prioritet i Ministrisë dhe i tërë Qeverisë së Kosovës. Qëllimi ynë është t’i kthejmë njerëzit në shtëpitë e tyre pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre.

Ky projekt i veçantë nuk është i rëndësishëm vetëm si pjesë e procesit më të gjerë të kthimit por po ashtu edhe për arsye humanitare dhe shëndetësore meqë do të përfundojë shkatërrimin dhjetë vjeçar të shëndetit të qindra njerëzve, qytetarë të Kosovës.”

Projekti 30 mujor realizohet nga Mercy Corps dhe Agjencia Kosovare për Ndihmë dhe Zhvillim (KAAD) dhe në masë të madhe plotëson projektin e tanishëm të USAID-it me qëllim që në përgjithësi është i njëjtë.

Ai synon të reintegrojë komunitetin rom, ashkalij dhe egjiptas nën drejtimin e Qeverisë së Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Mitrovicës, përfaqësuesit e komuniteteve dhe palët e tjera të përfshira.

Qasja shumë-sektoriale merr parasysh nevojat dhe kufizimet e përfituesve të përzgjedhur në gjashtë fusha: ndërtim, shëndetësi, krijimin e të ardhurave, arsim, krijimin e kapaciteteve komunale dhe zvogëlimin e konflikteve.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Kalo në kategori