LAJMI I FUNDIT:

4500 punonjës të burgjeve në Shqipëri në sitën e Vettingut

4500 punonjës të burgjeve në Shqipëri në sitën e Vettingut

E gjithë trupa policore e burgjeve dhe stafi civil që është i angazhuar në institucionet e vuajtjes së dënimit penal në Shqipëri, do të kalojnë në sitën e Vetting-ut.

Edis Ibrahjimi, Këshilltar në Ministrin e Drejtësisë, ekspert i çështjes së burgjeve dhe shërbimit të provës gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se procesi ka nisur dhe është mjaft dinamik.

Sipas tij, qëllimi është pastrimi i trupës së angazhuar në IEPV nga element të cilët kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën.


“Ky proces do të prekë të gjithë punonjësit e burgjeve. Aktualisht janë 4 500 persona, një pjesë punonjës të policisë së burgjeve dhe një pjesë tjetër stafi civil që është i angazhuar në këtë shërbim. Të gjithë do të kalojnë në sitën e Vetting-ut”, tha Ibrahimi.

Sipas tij, në fazën e parë të verifikimeve u prekën gati 200 persona.

“Verifikimi është bazuar në ligjin për policinë e burgjeve, dhe bazohet tek pastërtia penale e punonjësve të policisë së burgjeve. Në këtë kontekst, kanë rezultuar 130 punonjës të këtij shërbimi me precedent penal, apo rekorde kriminale. Pra,  që në të shkuarën, në kurriz të tyre kishte një vendim gjykate për një shkelje ligjore të caktuara. Këta persona janë duke u larguar nga ky sistem. Shtylla e dytë e verifikimit, sqaroi Ibrahimi, është ajo që lidhet me arsimin e punonjësve të burgjeve. Në këtë kontekst duhet pranuar se janë 70 persona të cilët kanë rezultuar të punësuar në IEPV duke mos plotësuar kushtin e arsimit”, tha ai./ATA/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori