LAJMI I FUNDIT:

3 milion dollarë për viktimat e stuhisë Sandy, nga Samsung

3 milion dollarë për viktimat e stuhisë Sandy, nga Samsung

Gjiganti i teknologjisë Samsung, dëshiron të ua bëj me dije që nuk janë kompani e pakujdesshme pasi që së fundmi kanë bërë një gjest mjaft human duke i ndihmuar të gjitha viktimave të prekura nga uragani Sandy.

Kompania ka lajmëruar se do të dhuroj 3 milion dollarë për të ndihmuar komunitetet që jetojnë në bregdetin lindor, të dëmtuara nga stuhia.

Kompania dorëzoi paratë tek Kryqi i Kuq amerikan përmes kampanjës televizive në televizionin amerikan ABC në të cilën janë grumbulluar 10 milion dollarë.

Samsung shpreson që donacioni të prodhojë ndihmë direkte dhe të menjëhershme për ata që kanë nevojë. Kompania jug-koreane gjithashtu ka premtuar mbështetje për javët në vazhdim.


“New Jersey ka qenë shtëpia jonë për selinë tone në Amerikë që nga themelimi i biznesit tone këtu dhe regjioni jonë është prekur më së rëndi nga stuhia,” ka thënë Y.K. Kim, drejtori gjeneral i Samsung në Amerikën Veriore. Çfarëdo që ka qenë motivi i kompanisë, duket se do të jetë ndihmues. /Telegrafi/