LAJMI I FUNDIT:

200 milionë euro nga tregtia ilegale

200 milionë euro nga tregtia ilegale

Qarkullimi nga tregtia me emigrantë ilegalë të cilët me anë rrugës detare arrijnë në Greqi, në vitin 2008 është mbi 200 milionë euro.

Sipas mediumeve greke, të cilat analizojnë se nëse kësaj shume i shtohen edhe paratë e fituara nga tregtia me migrantë që zhvillohet me anë të rrugës tokësore, shuma do të ishte shuëm e lartë.

Çmimoren për bartjen e emigrantëve, kriminelët e bëjnë në varësi me distancën dhe mënyrën e udhëtimit.

Sipas të dhënave të autoriteteve greke, udhëtimi nga Pakistani deri në Angli, do të mund të kushtonte rreth 30.000 dhe 40.000 euro. Deri në Gjermani është 15.000 euro. Përveç kësaj ekzistojnë çmime edhe për grupe, të cilët përveç përmes Greqisë shpesh herë barten edhe përmes Turqisë.


Çmimi mesatar i udhëtimit të një emigranti është diku rreth 20.000 euro.