LAJMI I FUNDIT:

2 milionë euro për rrugët e Klinës

2 milionë euro për rrugët e Klinës

Ministria e Transportit, dhe Post Telekomunikacionit, ka ndarë mbi 2 milion euro investime për asfaltimin e tetë rrugëve të reja në komunën e Klinës, për periudhën 2009-2010, ka thënë zëvendësministri, Adem Grabovci gjatë takimit me kryetarin e Komunës se Klinës, Sokol Bashota.

Sipas zëvendësministrit Grabovcit, deri më tani në Klinë, janë realizuar investime mbi 3 milion euro, ku janë asfaltuar rreth 30 km rrugë të reja. Rrugët që pritet të asfaltohen në komunën e Klinës, janë asfaltimi i rrugës që lidhë Klinën më magjistralen Prishtinë-Pejë, pastaj do të asfaltohen rrugët e fshatrave Resnik, Shtupel, Drenovc, Zajmë, Gjurgjevik i Madh, Jashanicë e Epërme dhe Dugujevë.