Në rrugëtimin e suksesshëm të Telegrafit prej gati dy dekadash, viti 2023 konsiderohet viti i ndryshimeve dhe inovacioneve më pozitive.
Gjithnjë për të qenë në shërbim të lexuesve besnikë të gjitha moshave e kategorive, lansuam brendin e ri, bëmë ribrendimin e logos, lansuam e aplikacionin e ri dhe sollëm produkte të reja si: moti, lojëra, deals, real estate dhe jobs. Realizuam bashkëpunime të shumta me organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare.
Ri-brendimi, WEB portali, aplikacioni dhe zhvillimet e reja – Shoku që ka ndryshuar!
Pas një pune të gjatë për të sjellë një përjetim të ri medial në Kosovë që veç besimit në profesionalizëm sjell edhe inovacione në teknologji.
Telegrafi tash është më i shpejtë, më i avancuar, në dizajn e teknologji dhe me shumë risi.
Ishte një hap i ri për ne, një epokë e re për gjithë skenën e mediave online. Dhe, kush tjetër pos Telegrafit, e ka marr përgjegjësinë të jetë bartës i ndryshimeve të mëdha teknologjike në skenën mediale, të cilat vijnë të gërshetuara me brendin e ri, produktet e reja dhe pamjen e re.
Brendi
Në vitin që po lëmë pas Telegrafi ka ardhur me brend të ri. Me dizajn shumë më modern, brendi i ri i Telegrafit vazhdon rrugëtimin e trashëguar nga simboli fillestar, duke përfaqësuar karakterin e Telegrafit me besnikëri. Telegrafi vazhdon ta ruajë me krenari mesazhin e simbolit ikonik Nr. 1 – i pari, dhe shkronjën T – Telegrafi.
WEB – Portali
Ndërkohë WEB Portali është transformuar në atë mënyrë që të përshtatet me kërkesat e vrullshme të dekadës së zhvillimit marramendës të teknologjisë informative.
Ndërthurja e dizajnit modern me teknologjinë, bën që lexuesi të krijojë një përjetim të ri unik mediatik, ku në të njëjtën kohë informohet shpejt e drejt dhe argëtohet.
WEB Portali me dizajn të ri është pasqyrë e një ndërmarrje të madhe sfiduese jo vetëm për Telegrafin, por për gjithë skenën mediale. Me një punë e angazhim të madh në aspektin teknologjik, Telegrafi i ri lexuesit i ofron qasje shumë më të shpejtë te informata dhe në çdo produkt të tij.
Aplikacioni i ri
Telegrafi.com prezanton versionin më të ri, 4.0, për iOS dhe Android i cili sjell risi në mënyrën se si lexoni dhe ndiqni lajmet. Me veçori të reja që i përgjigjen nevojave të lexuesve modernë, Telegrafi 4.0 nuk është vetëm një aplikacion – është një qendër e informacionit dhe shërbimeve të marketingut digjital.
Redaksia dhe video eksperienca
Viti 2023 ishte sfidues për ekipin e gazetarëve dhe redaktorëve në rubrikat e lajmeve vendore, në sport, botë, ekonomi, magazinë, shëndetësi, për redaksitë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.
Situata e sigurisë, sulmi terrorist në veri të Kosovës, dialogu dhe vendimi për liberalizimin e vizave ishin ndër temat që e dominuan vitin që po e lëmë pas.
Në epokën e zhvillimit teknologjik video po bëhet forma më praktike e informimit, prandaj Telegrafi do të vazhdojë të avancohet në këtë drejtim.
Bashkëpunimet
Telegrafi ka qëllim që të ketë sa më shumë bashkëpunime për të avancuar gazetarinë dhe raportimin. Sivjet kemi nisur një seri të Podcast lidhur me çrregullimin e informacionit dhe dezinformimin, në bashkëpunim me National Democratic Institute (NDI) zyra në Kosovë. Kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ndreqe.com për mbulimin e lajmeve lokale. Me Shqip.ai kemi bërë marrëveshje bashkëpunimi për avancimin e inovacionit në Kosovë etj.
Marketingu
Falë informimit të shpejtë e të drejtë dhe besimit të fituar viti 2023 Telegrafit i ka sjellë edhe shumë bashkëpunëtorë dhe klientë në marketing.
Më shumë hapësirë, reklamim më atraktiv – kjo e karakterizon marketingun në Telegrafin e ri.
Falë punës kolosale të gjithë ekipit Marketingu do të ofrojë qasje të re dhe produkte të reja që do të fuqizojnë reklamimin për partnerët tanë.
Dizajni i ri është i përshtatur që reklamat të prezantohen në një dimension shumë më cilësor dhe të sigurojnë më shumë rezultate për partnerët tanë.
Viti 2024
Telegrafi i vitit 2024 do të vazhdojë të jetë 100 për qind në shërbim të lexuesit dhe për lexuesin.
Do të sjellë bashkëpunime të reja me partnerë medialë, por edhe me organizata vendore e ndërkombëtare për një gazetari profesionale dhe kredibile.
Telegrafi.com do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e stafit, duke shtuar përmbajtjen autoriale dhe me video materiale në të gjitha rubrikat.
17 vjet bashkë me Ju! Faleminderit që na lexoni!
Urime nga Telegrafi, shoku yt i ngushtë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës