Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda sot shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.A, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasja” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.
Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale “vrasja”, të pandehurin M.A e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katërmbëdhjetë 14 vjet dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet.
Në bazë të dispozitës së nenit 80 pika 2 të KPRK-së, të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vjet.
I pandehuri M.A, akuzohet se më 18 gusht 2016, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.R, duke shtënë në drejtim të tij dy herë me revole, pas një mosmarrëveshje të mëhershme që kishte ndodhur ndërmjet tyre, me ç’rast i ndjeri nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes.
“Konform nenit 193 paragrafi 1 të KPRK-së, konfiskohet revolja e tipit “Vzor”, me një karikator, pesë copë fishekë si dhe revolen e tipit “Vzor…” me një karikator dhe dy copë fishekë. Të pandehurit me aktvendim të veçantë, i vazhdohet masa e paraburgimit deri se aktgjykimi të marr formën e prerë”, thuhet në njoftim.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizaj. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker