LAJMI I FUNDIT:

15 të vdekur nga sulmi në hotel

15 të vdekur nga sulmi në hotel

Sulmuesit u përleshën me forcat e armatosura, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme.

Deri më tani raportohet për së paku 15 viktima, nga sulmi që ka ndodhur sonte në një hotel në Kabul.


Siç raporton Ministria e Brendshme afgane, sulmi është kryer nga katër persona të armatosur në Hotelin “Intercontinental”, ku dy nga ta janë vrarë. Sulmuesit u përleshën me forcat e armatosura, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish.

Sipas mediave, veç sulmit me armë zjarri, që sulmuesit kanë kryer ndaj mysafirëve në hotel, ata kanë përdorur edhe bomba vetëvrasëse. Në pamjet e publikuara shihet se ndërtesa është përfshirë në zjarr, ndërsa dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh.

BBC raporton se sulmuesit pasi kanë qëlluar sigurimin e hotelit, kanë hyrë brenda në hotel duke qëlluar drejt mysafirëve. Disa raporte bëjnë të ditur se në hotel ishte duke u mbajtur një konferencë të IT-së, pjesë e së cilës ishin zyrtarë të provincës.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se sulmuesit kishin marrë pengje. Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi ambasada amerikane në Kabul lëshoi një paralajmërim për hotelet në qytet.

“Ne jemi të vetëdijshëm për njoftimet, se grupet ekstremiste mund të planifikojnë një sulm kundër hoteleve në Kabul”, shkruante ambasada në një alarm të sigurisë publike të publikuar të enjten.

“Këto grupe gjithashtu mund të synojnë tubime publike, objekte qeveritare, transportin, tregje dhe vende ku gjenden të huajt”, bëhet e ditur në njoftim.

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori