LAJMI I FUNDIT:

14 Ndërmarrje Shoqërore në shitje

14 Ndërmarrje Shoqërore në shitje

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 40 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 40 përmban 14 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 16 Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt. Dy prej tyre (Sharr Salloniti dhe Hotel Onix Banja e Pejës & Ilixha) kanë kushte para–kualifikimi të cilat duhet të plotësohen nga Investitorët Potencial në mënyrë që të marrin pjesë në procesin e ofertimit.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e mërkurë, 4 nëntor 2009.


Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Dubrava/Arllat Sh.P.K. – me rreth 147ha 16ar 94m² tokë bujqësore. Ndërmarrja e Re shtrihet në zonën kadastrale Arllat gjendet larg udhëkryqit të Komoranit afro 11km kurse, larg kryeqendrës Prishtina gjendet larg afro 34km dhe pronat e kësaj shtrihen buzë rrugës regjionale Prishtinë- Malishevë prej afro 1200 metra.

Ndërmarrja e Re Tokë bujqësore dhe mal në Ponesh Sh.P.K. – kjo ofertë ofron mundësinë për përvetësimin e tokës – malit prej 21ha 22ari 63m², që gjendet në largësi prej 8 km nga qyteti i Gjilanit në rrugë për fshatin Ponesh.

Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Gurëthyesi Sh.P.K. – ky tender i ofron investitorit mundësinë për të blerë një nga gurëthyesit më të mëdhenj në Kosovë që gjendet në periferi të qytetit të Gjilanit. Prona, lëndë e këtij tenderi ka një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 143ha 31ari 45m² duke përfshirë objekte të ndryshme me rreth 3,200 m² . Përveç pajisjeve për biznesin kryesorë të gurëthyesit (kapaciteti rreth 298 m³/h) ekziston edhe baza e prodhimit te asfaltit me dy linja prodhuese (kapaciteti rreth 90 Tonelata /h) si dhe makineri për prodhimin e produkteve te ndryshme nga betoni i presuar.

Ndërmarrja e Re Sharr Salloniti Sh.P.K. – ky tender ofron mundësi të shkëlqyeshme për blerjen e hapësirës me sipërfaqe prej përafërsisht 8hektar 39ari 01m², duke përfshirë objekte me sipërfaqe të përafërt prej 1ha 69ari 75m2, afër kufirit në Hani Elezit, komuna e Kaçanikut.

Ndërmarrja e Re Restaurant Kasollja Brezovicë Sh.P.K. – gjendet përafërsisht 1 km nga qendra e Brezovicës në rrugën kryesore Shtërpcë – Prizren. Kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një hapësirë toke prej përafërsisht 13ari 94m², përfshirë një objekt me sipërfaqe të përafërt prej 180 m² të përshtatshme për restorant.

Ndërmarrja e Re Kasollja e vogël Murzhicë Brezovicë Sh.P.K. – gjendet përafërsisht 4 km nga qendra e Brezovicës në rrugë për në qendrën e skijimit. Kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një hapësirë toke prej përafërsisht 37ari 68m², përfshirë një objekt me sipërfaqe të përafërt prej 35 m² i cili aktualisht është i dhënë me qera dhe shfrytëzohet si restorant.

Ndërmarrja e Re Kafiteria Shtërpcë Sh.P.K. – gjendet në qendër të qytetit të Shtërpcës. Kjo ofertë ofron mundësi të shkëlqyeshme për të blerë një objekt prej përafërsisht 110 m² i cili shfrytëzohet si kafiteri.

Ndërmarrja e Re Çyçavica Shitorja Metrazha SH.P.K. – përbehet nga një shitore me sipërfaqe të përafërt prej 74.38 m2, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Vushtrri.

Ndërmarrja e Re Elmont Sh.P.K. – ndërmarrja e Re që është tenderuar përfshinë12ari e 86m² tokë së bashku me një ndërtesë njëkatëshe me një sipërfaqe prej 150 m² dhe ndodhet afër stacionit të trenit në Pejë. Ndërtesa e cila ofrohet ne ketë tender mundë të shërbejë për aktivitete te ndryshme afariste.

Ndërmarrja e Re Hotel Onix Banja e Pejës dhe Ilixhe Sh.P.K. – ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë hotele funksionale dhe Ilixhe në Banjë, regjioni i Pejës në një sipërfaqe prej më shumë se 20 ha dhe më shumë se 38.000 m² sipërfaqe të ndërtesave. Ndërmarrja posedon me burim të ujit që ka fuqi shëruese dhe është i vetmi në Kosovë dhe një nga të pakt në regjion.

Ndërmarrja Re Shtime Tokë Bujqësore Godanc Sh.P.K. – ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 1ha 2ari 68m² në një pjesë atraktive të Shtimes, në fshatin Godanc.Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund te rritet dukshëm me investime përkatëse.

Ndërmarrja e Re Flora Tokë Bujqësore I Sh.P.K. – ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 15ha 8ari 36m² në një pjesë atraktive të Podujevës, në fshatrat Bajqinë dhe Dobërdol. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund te rritet dukshëm me investime përkatëse.

Ndërmarrja e Re Metamb Sh.P.K. – ofron një sipërfaqe prej përafërsisht 2ha 31are 75m² në Zonën Industriale Prishtinë si dhe ndërtesën administrative në sipërfaqe prej 400 m² dhe ndërtesat e prodhimit përafërsisht 1500 m². Prodhimtaria e produkteve të aluminit mund te rritet dukshëm me investime përkatëse.

Ndërrmarja e Re Qumshtorja Konzume Sh.P.K. – i ofron investitorit potencial mundësinë qe te fitoj një ngastër me sipërfaqe përafërsisht 2ha 2ari 4m² në qendër të Fushë Kosovës, e cila përfshinë objektin me sipërfaqe përafërsisht 5,639 m² e shfrytëzuar me herët për përpunimin e qumështit.

Ndërmarrja e Re Kosovavera Veraria – Krushë e Vogël Sh.P.K. – përfshin sipërfaqen e përgjithshme të tokës dhe ndërtesave prej përafërsisht 09ha 87ari 07m², që përbëhet nga veraria dhe ndërtesa e administratës me sipërfaqe të përgjithshme të ndërtesave prej përafërsisht 11,271 m². Kjo sipërfaqe prej 09ha 87ari 07m² është e regjistruar në emër të “PASURIA SHOQËRORE KIB PROGRES”.

Ndërmarrja e Re KB Mushtishti Sh.P.K. – ndërmarrja e re përfshinë një pronë me sipërfaqe totale të tokës prej 4208 m2 me ndërtese prej përafërsisht me sipërfaqe prej 400 m2 te cilat gjenden ne pjesën atraktive te fshatit Mushtisht te regjistruara ne emër te KB Mushtishti.