LAJMI I FUNDIT:

120 km në orë shpejtësia në autostradën Prishtinë –Shkup

120 km në orë shpejtësia në autostradën Prishtinë –Shkup

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i ka njoftuar anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik se projekti më madhor tash për tash është ai i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Ai ka thënë se aktualisht po punohet në seksionin e parë ku janë hapur 8.5 kilometra trase e rrugës.

Zharku ka njoftuar se shpejtësia e lejuar e automjeteve ne seksionin 1 dhe 2 të kësaj autostrade është lejuar të jetë 120 km në orë, përderisa në seksionin 3 do të jetë 80 km.


Zharku ka njoftuar se janë duke bërë edhe studimin e fizibilitetit për vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Besia në Merdare.

Ai ka thënë se presin qe vazhdimi i kësaj autostrade të financohet nga BERZH. Ndërkaq kryetari i Komsionit, Muhamet Mustafa ka kërkuar qe ndërtimi i rrugëve të bëhet në bazë të projekteve në mënyrë që të dihet kosto e saktë e rrugëve.

Aktualisht është duke vazhduar mbledhja e komisionit me pyetje te ndryshme nga ana e deputetëve. /Telegrafi/