LAJMI I FUNDIT:

112 mijë aplikacione për legalizim

112 mijë aplikacione për legalizim

Deri më tash 112 mijë qytetarë kanë dorëzuar formularët e plotësuar që t’u legalizohen ndërtimet pa leje. Numri pritet të rritet ende pasi që data e fundit e paraqitjes për legalizim të ndërtimeve pa leje është shtyrë deri më 11 qershor 2015.

Afati i fundit për dorëzimin kishte qenë 5 shkurti i këtij viti, por interesimi i madh ka bërë që organet kompetente ta shtyjnë afatin.

Por, jo të gjitha ndërtimet pa leje do të legalizohen pasi që do të ketë edhe rrënime të këtyre objekteve, nëse ato ndodhen në vende të pafavorshme sipas Nenit 12 të Ligjit për Trajtimin e këtyre objekteve.


Ky nen një ndërtim e konsideron të pafavorshëm, nëse ai ndodhet në zonën e mbrojtur të natyrës dhe parqeve kombëtare, zonat e mbrojtura dhe të veçanta të trashëgimisë kulturore, në pronë publike, zonë me interes publik, në korridoret e infrastrukturës në fushën e energjetikës, transportit, ose hidrosistemit, etj.

Në Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor bëjnë me dije se numrin e objekteve të cilat do t’i plotësojnë kushtet për legalizim aktualisht nuk mund ta paragjykojnë. Pasi, sipas tyre, sjellja e dokumentacionit teknik ndërtimor për trajtim sipas ligjit, do të fillojë tek nga mesi i muajt shtator 2015. /Zëri/Telegrafi/