LAJMI I FUNDIT:

100.000 gra kanë evituar vdekjen nga kanceri i vezoreve

100.000 gra kanë evituar vdekjen nga kanceri i vezoreve

Pilula kontraceptive ka evituar vdekjen nga kanceri i vezoreve të madje 100.000 grave, që kur është futur në përdorim, para më shumë se gjysmë shekulli, pohon studimi i publikuar në revistën britanike, The Lancet.

Deri tek ky përfundim ka ardhur profesoresha, Valerie Beral, nga Universiteti Oxford dhe kolegët e saj – duke analizuar 45 sëmundje epidemiologjike mbi kancerin e vezoreve nga 21 shtete (kryesisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës), të cilat kanë përfshirë 23.527 gra të sëmura nga kanceri, dhe 87.303 të cilat nuk janë sëmurë.

Ekipi i ekspertëve nga Oxfordi ka theksuar se pa përdorimin e pilulës kontraceptive, në gjysmëshekullin e fundit 200 mijë gra në botë do të prekeshin nga kanceri i vezoreve, dhe se nga sëmundja do të vdisnin 100 mijë sosh.


“Gjatë dekadave të ardhshme, më së paku 30.000 raste të reja sigurisht do të evitohen çdo vit për shkak të marrjes së pilulës”, shkruan në studim.

Në botë 120 milionë gra kanë marrë pilulën që prej vitit 2002, ndërsa 80 milionë prej tyre kanë jetuar në shtetet në zhvillim, me pagesa të mesme apo të ulëta. Kjo përqindje do të rritet, prandaj do të rritet edhe numri i grave të shpëtuara nga kanceri i vezoreve.

Kontracepsioni oral është lidhur me rrezikun e shtuar nga kanceri i gjirit dhe kanceri qafës së mitrës, por edhe me efekt mbrojtës në të gjitha llojet tjera siç janë kanceri i vezoreve, trupi i mitrës dhe zorrës së trashë, shkruajnë ekspertët kanadez në Lancet.

Artikulli vërteton që kontracepsioni oral ka efekt mbrojtës sa i përket kancerit të vezoreve dhe se ky efekt është “mbresëlënës” dhe jashtë çdo dyshimi, shkruan Lancet.

Efekti mbrojtës i pilulës kontraceptive zgjat me vite, shkruan Lancet dhe përkujton në efektet anësore të pilulës kontraceptive, siç janë tromboza, sëmundjet e zemrës dhe hepatiti.

Megjithatë, vlerësojnë autorët – efekti pozitiv i pilulës është më i rëndësishëm sesa rreziku dhe për këtë preferohet përdorimi i gjerë i saj.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori