LAJMI I FUNDIT:

10 ndërmarrje të reja në shitje

10 ndërmarrje të reja në shitje

Ndërmarrjet që do të jenë në dispozicion në valën 39 jane, Ndërmarrja e Re Tokë bujqësore Jahoc , Ndërmarrja e Re Tokë bujqësore Ratish i Poshtëm, Ndërmarrja e Re XIM Strezoci Baza e Transportit, Ndërmarrja e Re Samadrexhë, Ndërmarrja e Re Liria Kompleksi i Administratës dhe Depove Budisalc, Ndërmarrja e Re KB Ujimiri Toka Bujqësore, Ndërmarrja e Re Mekanizimi Podujevë, Ndërmarrja e Re Mekanizimi Zona Industriale, Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Klinë, Ndërmarrja e Re Koritniku – Vetëshërbimi Brod.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) poashtu njofton se në bazë të matjeve përfundimtare të bëra nga ana e ekspertëve të Zyrës Kadastrale të Komunës së Prishtinës dhe të Zyrës Rajonale të AKP-së në Prishtinë, është bërë azhurnimi i sipërfaqes totale të tokës që do të tenderohet në valën 39, për Ndërmarrjen e re „Mekanizimi në Zonën Industriale” Sh.P.K, e që në total tani përfshin sipërfaqen prej 0,98.00 ha (9,800m2). /telegrafi/