LAJMI I FUNDIT:

1 miliard persona vuajnë nga uria

1 miliard persona vuajnë nga uria

Organizata Botërore e Ushqimit dhe e Agrikultures (FAO) njofton se me shumë se 1 miliard njerëz vuajnë nga uria në të gjithë globin.

“Një përzierje e rrezikshme e ngadalësimit të rritjes ekonomike globale me rritjen e çmimeve të ushqimeve në disa vende të botës kanë shkaktuar rritjen e njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme me rreth 100 milion në krahasim me vitin e shkuar”- tha drejtori i përgjithshem i FAO-s Jacques Diouf.

Rritja e papunësisë si dhe zvogëlimi i të ardhurave të personave që janë në punë si shkak i krizës ekonomike globale ka sjellë edhe rritjen e numrit të personave që nuk plotësojnë dot kërkesat e tyre për ushqim.

Shifra prej 1.02 miliard personash që nuk arrijnë dot të sigurojnë ushqimin përben thuajse 1/6 e popullsisë globale dhe rekordin historik të varfërisë ekstreme. /Telegrafi/tch/