LAJMI I FUNDIT:

1 miliard euro kredi për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor

1 miliard euro kredi për infrastrukturën e Ballkanit Perëndimor

Investimet do të bëhet kryesisht në infrastrukturë, ndërmarrje të vogla dhe në rritjen e efikasitetit të energjisë në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kusht vendimtar për të marrë kredi nga këto vende, do të jetë përgatitje të mirë dhe një kuadër i fortë i zbatimit të projekteve. Marrëveshja “WBIF” do të nënshkruhet në javët e ardhshme dhe fondi do të menaxhohet nga BEI dhe BERZH-i.

Komisioni Europian dhe institucionet financiare ndërkombëtare kanë rënë dakord të ngrijnë një kornizë për investimet në Ballkanin Perëndimor. Kjo kornizë do të sigurojë një grand të përbashkët dhe lehtësi në kredi për projektet prioritare në rajon. Në Konferencën e Donatorëve në Londër është rënë dakord për një shumë prej 1 miliardë euro, e cila do të jepet në formën e kredisë për projekte në Ballkanin Perëndimor, që do të plotësojnë kushtet e nevojshme. Institucionet e përfshira në këtë projekt janë KE, Banka Europiane e Investimeve, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Këshilli i Bankës Europiane për Zhvillim. Vendet ku projektet prioritare do të kenë të drejtë të aplikojnë për financim janë Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Maqedonia dhe Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. “Objektivi është të bashkojmë dhe koordinojmë burimet e ndryshme të financimeve dhe kredive me grande për projekte që përfaqësojnë një prioritet për përfituesit e Ballkanit Perëndimor”- ka deklaruar Komisioni Europian.