LAJMI I FUNDIT:

1 Maji, zgjerohen protestat e punonjësve

1 Maji, zgjerohen protestat e punonjësve

Zgjerohen protestat e punëtorëve në ditën e tyre ndërkombëtare. Pas përleshjeve të natës në Berlin, ku të rinjtë u përleshen me policinë, manifestime të tjera mbahen sot gjatë ditës në shumë vende të botës.

Punëtorët do të shfrytëzojnë marshimet tradicionale për të protestuar ndaj mënyrës si po përballohet kriza ekonomike.

300 manifestime janë paralajmëruar të mbahen në Francë, që është përfshirë nga grevat e akademikeve, stafit të spitaleve dhe peshkatarëve.

Të tjera janë njoftuar në Spanjë, Greqi dhe Turqi. Marshime po zhvillohen edhe në disa vende aziatike, si ne Kamboxhia, Japoni, Filipine, Tajvan dhe Hong Kong. /Telegrafi/tch/