LAJMI I FUNDIT:

1.2 milion euro për fishekzjarrë

1.2 milion euro për fishekzjarrë

Gjatë vitit 2014 janë importuar 780 mijë kilogramë fishekzjarrë, të cilat në vlerë monetare janë 1.2 milion euro, ndërsa taksa janë paguar mbi 324 mijë euro.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, sasia më e madhe është importuar gjatë muajit nëntor, 410.619 euro.

Kurse sasia më e vogël është importuar gjatë muajit të dytë të këtij viti kur edhe është festuar shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt. /Zëri/Telegrafi/