LAJMI I FUNDIT:

“Aleanca” kundër Perëndimit, Putin pret Erdogan (Video)

“Aleanca” kundër Perëndimit, Putin pret Erdogan (Video)

“Drejt Rusisë me dashuri”. Kështu duket se u nis Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan drejt Moskës në vizitën e parë që nga rrëzimi i avionit rus vitin e shkuar.  Ai u prit nga Vladimir Putin në Shën Petersburg.


Për shefin e Ankarasë kjo është një vizitë historike. Ai e ka cilësuar si një fillim të ri takimin e tij me homologun rus Putin. Për “Russia Today”, nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Pritshmëritë e Ankarasë janë të larta, pasi Turqia po vuan pasoja të rënda ekonomike që nga koha e ndërprerjes së bashkëpunimit në shumë fusha me Moskën.

Por ishte incidenti ajror ai që provokoi një furtunë diplomatike.

“Rrezimi i avionit për ne ishte një thike pas shpine e ndërmarrë nga bashkëpunëtorët e terrorizmit”, ishte deklarata e Putin në muajin nëntor, ndërsa tani edhe shefi i Kremlinit duket më i zbutur në retorikën e tij, kjo sepse vizita e Erdogan në St Petersburg është sigurisht në interesin e Vladimrit, transmeton tch.

Vizita e parë e Rexhep Tajip Erdogan jashtë kufijve të Turqisë pas grushtit të shtetit po bëhet pikërisht në Moskë. Kjo ka domethënie simbolike për anëtarët e NATO-s thonë analistët.

“Erdogan zgjedh Putinin në mesin e shumeëaleatëve perëndimor”. Kjo pasi, sikurse shkruan “Neë York Times”, ka një ndjenjë të thelluar zemërimi të Turqisë dhe Perëndimi ka dështuar në testin solidaritetit, duke iu referuar kërcënimit për qeverinë që erdhi më 15 gusht nga grushti i shtetit.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori