LAJMI I FUNDIT:

​Veseli lobon në Francë për liberalizimin e vizave

​Veseli lobon në Francë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga përfaqësues të pozitës dhe opozitës, është pritur në Paris në takim nga kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, Marielle de Sarnez dhe zv/kryetari i Grupit të Miqësisë në Asamblenë Kombëtare, Joachim Son Forget.

Sipas një njoftimi, drejtues të parlamenteve të të dyja shteteve diskutuan gjerësisht për raportet e shkëlqyera që Franca dhe Kosova tashmë kanë konsoliduar midis tyre, si dhe për mundësitë e avancimit të tyre, sidomos në rrafshin parlamentar.


“Kryeparlamentari Veseli i njohu mikpritësit me zhvillimet në Kosovë, me theks të veçantë për hapat që janë ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe liberalizimit të vizave, duke kërkuar njëkohësisht mbështetjen e ligjvënësve francezë në këto procese. Veseli tha se Kosova është e vendosur në rrugën e saj euro-atlantike dhe se Bashkimi Evropian është destinacioni i saj”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se Veseli tha se Prishtina zyrtare, si në politikën e saj të brendshme, ashtu edhe të jashtme, parime bazë ka ato të Bashkimit Evropian, duke u garantuar të gjitha komuniteteve etnike të drejta dhe përfaqësim maksimal, ndërsa kundruall fqinjëve të saj, duke u qasur në frymën e fqinjësisë së mirë e të dialogut.

“Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Kombëtare të Francës, Marielle de Sarnez dhe zv/kryetari i Grupit të Miqësisë, Joachim Son Forget, vlerësuan përparimin e bërë në Kosovë në shumë fusha, ndërsa konfirmuan mbështetjen e tyre në proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe ato që e presin në të ardhmen”, përfundohet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori