LAJMI I FUNDIT:

​Sonte Kosova sfidon Slloveninë në ‘Minatori’

​Sonte Kosova sfidon Slloveninë në ‘Minatori’

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sonte në ‘Minatori’ te Mitrovicës, sfidon Slloveninë në kuadër të ndeshjeve të kthimit të Grupit E të kualifikimeve për Eurobasket 2017.

Kosova vjen në këtë ndeshjes pas humbjes kundër Bullgarisë, takim ky i zhvilluar tri ditë më parë.Në ballafaqimin e parë ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, të luajtur më 31 gusht në Lubjanë fitore pati shënuar Sllovenia me rezultat të thellë 113:68, por që ajo ndeshje ka qenë debutuese për Kosovën në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe normalisht se djemtë tanë nuk kanë arritur të tregojnë më të mirën e tyre duke pas parasysh faktin se kanë pasur emocione, por edhe në të njëjtën kohë përballë e kanë pasur një skuadër të fortë siç është Sllovenia.


Kosova në fazën kualifikuese nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani ka regjistruar po aq disfata, ku është mposhtur fillimisht nga Sllovenia si mysafire, më pas është mundur nga Ukraina në Mitrovicë dhe së fundi është mposhtur në Botevgrad nga Bullgaria.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) fton tifozët nga anembanë Kosova në numër sa më të madh që të përkrahin Përfaqësuesen tonë në duel me Slloveninë, ndeshje kjo tjetër e rëndësishme për skuadrën tonë.Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë nis në orën 20:00.

Në trend Sport

Më shumë
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Premier League
Kalo në kategori