LAJMI I FUNDIT:

​Shqipëria merr pjesë në manovrat e NATO-s në Gjeorgji

​Shqipëria merr pjesë në manovrat e NATO-s në Gjeorgji

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Gjeorgjisë, javën e ardhshme do të fillojnë trajnime ushtarake mes Gjeorgjisë dhe disa vendeve të NATO-s, mes të cilave edhe Shqipëria.

Manovrat e quajtura “NATO-GEO EX 19” do të mbahen në qendrën e përbashkët mes NATO-s dhe Gjeorgjisë për trajnim dhe vlerësim, si dhe në qendrën kombëtare për trajtim “Krtsanisi”, njofton ATSH.


Manovrat do të zhvillohen nga 18 deri 29 mars dhe do të jetë i pari i përbashkët mes NATO-s dhe Gjeorgjisë në nivel të brigadave shumëkombëshe dhe me asistencë kompjuterike.

Manovrat e para NATO-Gjeorgji u realizuan në vitin 2016 mes anëtarëve të NATO-s dhe vendeve partnere.

“NATO-GEO EX 19 është një trajnim i rëndësishëm për Gjeorgjinë dhe një moment shumë i rëndësishëm historik në forcimin e bashkëpunimit ushtarak dhe politik mes NATO-s dhe Gjeorgjisë”, thuhet në kumtesën e ministrisë.

Gjithsej 24 vende anëtare të NATO-s dhe vende partnere do të marrin pjesë në trajnim, duke përfshirë Shqipërinë, Belgjikën, Bullgarinë, Republikën Çeke, Gjermaninë, Danimarkën, Estoninë, Francën, Greqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Holandën, Norvegjinë, Poloninë, Portugalinë, Sllovakinë, Turqinë, SHBA-të, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë dhe Suedinë.

Trupat humanitare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, Departamenti për Operacione Paqeruajtëse pranë OKB-së dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjithashtu do të jenë të pranishme në këto manovra, duke mundësuar mbështetje dhe mbikëqyrje të drejtpërdrejtë për pjesëmarrësit në trajnim.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori