LAJMI I FUNDIT:

​Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

​Nis muaji i shenjtë i Ramazanit

Sot besimtarët myslimanët anë e kënd botës nisin agjërimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, këtij adhurimi njëmujor, i cili për nga rëndësia, mësimet dhe objektivat është më shumë se thjesht një adhurim.

Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë Islame. Në këtë muaj besimtarët shtojnë lutjet e ibadetet, rrisin ndjesinë e përkushtimit ndaj Krijuesit, ndaj shoqërisë e familjes, dhe po ashtu rrisin ndjesinë e solidaritetit, ndihmës e bamirësisë.


Agjërimi për besimtarët është një adhurim që bartë në vete përkushtimin, vendosmërinë, bindjen, urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin, vlera këto që e ekuilibrojnë njeriun, e fisnikërojnë shoqërinë, si dhe të ndikojnë në reflektimin për hyjnoren, njerëzoren e humanen.

Besimtari përmes agjërimit më së miri shpreh përkushtimin e tij, bindjen e tij, sinqeritetin e tij ndaj Krijuesit të Madhërishëm, të Cilit i përkushtohet me devocion e dëshirë të plotë, ngase agjërimi bëhet vetëm për Të, të bindur që Krijuesi do ta shpërblejë në botën tjetër.

Për këtë Allahu xh.sh., në Kuran thotë: “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin zbriti Kurani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). Prandaj, kush e arrin prej jush këtë muaj, le të agjërojë… “.

Muaji i Ramazanit, përveç tjerash, sjell edhe dy momente të veçanta syfyrin dhe iftarin, të cilat në kohën që po jetojmë marrin vlerë e rëndësi edhe më të madhe pasi ofrojnë e bashkojnë edhe më shumë atëherë kur jemi të ulur pranë sofrës me të dashurit tanë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori