Të premten në mbrëmje është bërë hapja e Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2019”, i cili festival këtë vit shënon 30 vjetorin, që për tre ditë do të mbahet në Gjonaj të Hasit.
Pjesëmarrës në hapjen e këtij edicioni ishte edhe kreu i vendit, Hashim Thaçi, ku tha se ky festival është një nga më të vjetrit, që si i tillë ka ditur gjithmonë t’i bashkojë talentët më të mirë të Kosovës, dhe jo vetëm.
“Për mua sonte edhe si mik i juaji edhe si bashkëluftëtarë i juaji, por edhe si president, është një emocion i veçantë të marrë pjesë në këtë mbrëmje të Festivalit ‘Hasi Jehon’, që është një nga festivalet më të vjetra, por në të njëjtën kohë më tradicional dhe më të suksesshëm në shtetin e Kosovës. Një festival ky që e ka bashkuar gjithmonë talentët më të mirë edhe të Kosovës, dhe pas çlirimit të Kosovës, edhe të Shqipërisë, të shqiptarëve në Maqedoni, në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, në Mal të Zi, por edhe të diasporës. Prandaj, ju keni qenë gjithmonë ata që i keni argëtuar njerëzit, i keni bashkuar njerëzit, pa dallim krahine, pa dallim se në cilin vend jetojnë shqiptarët, Hasi na ka bashkuar. Hasi na ka bashkuar edhe në luftë, prandaj ju sot keni kujt t’i këndoni. Luftëtarëve të lirisë, luftës që e kanë zhvilluar… Jeni njerëzit e bukës, të sofrës, të djersës, të mundit, të push kës, të këngës, të lirisë”, tha Thaçi.
Në hapjen e festivali, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se është kënaqësi që në këtë jubile, ky festival është organizuar nën patronatin e Ministrisë së Kulturës.
“Është kënaqësi shumë e veçantë që në emër të Qeverisë dhe në të njëjtën kohë, në emër të Ministrisë, të marrim nën përkujdesje këtë festival, meqë ka qenë jubile i 30-të i organizimit, pas gjithmonë parasysh që ky festival, ky ansambël malësori nga Hasi, ka ditur më së miri të ruaj traditat dhe vlerat, jo vetëm hasianët por gjithë popullori shqiptar. Andaj edhe për mua si ministër ka qenë nder dhe kënaqësi që të marrë nën përkujdesje dhe nën patronat organizimin e këtij festivali”, tha Gashi.
Haziz Hodaj, drejtor i Festivalit “Hasi Jehon”, tha se për këtë festival janë përzgjedhur shoqëritë kulturo artistike nga e gjithë hapësira shqiptare.
Ehat Oreshka, drejtor i Rinisë, Kulturës dhe Sportit në Komunën e Prizrenit tha se një organizim i tillë kërkon mund dhe sakrificë.
“Ky festival është një prej festivaleve më me renome në regjionin e Komunës së Prizrenit, dhe jo vetëm në këtë regjion, por edhe më gjerë. Të organizosh 30 festivale me të vërtetë kërkon shumë mund dhe sakrificë. Prandaj më lejoni që në emër të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe në emër të drejtorisë së Kulturës, Riniaë dhe Sportit t’iu përgëzoj për të gjitha këto punë që keni bërë deri më tani dhe t’iu dëshiroj suksese në edicionet e radhës”, tha ai, raporton KosovaPress.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe