LAJMI I FUNDIT:

​Niels H, vrasësi më famëkeq në Gjermaninë e pasluftës

​Niels H, vrasësi më famëkeq në Gjermaninë e pasluftës

Ish infermieri gjerman është duke vuajtur dënimin me burg të përjetshëm për dy vrasje të pacienteve dhe dyshimit se i njëjti ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra të tjerëve duke i injektuar me ilaçe në zemër, thonë hetuesit.

Vendimi i gjykatës ka caktuar zhvarrosjen e 99 ish-pacientëve, për të gjetur gjurmët e ilaçeve të zemrës në 27 organe, transmeton KosovaPress.


Niels H, 39 vjeçar u dënua në shkurt të vitit të kaluar për vdekjet e dy pacientëve.

Në gjykatëai ka pranuar vrasjen e 30 pacientëve, derisa gjykatësit në Oldenburg të Gjermanisë Perëndimore kanë thënë se ai u ka dërguar doza të mëdha të një ilaçi për të mbyllur sistemet kardiovaskulare.

Vdekjet kanë ndodhur gjatë viteve 2003 dhe 2005. Rreth 30 nga 99 trupat e të zhvarrosurve të ish pacienteve në një spital në Delmenhorst janë gjetur të kenë mbetje të ilaçeve në zemër.

“Ne supozojmë se numri aktual i viktimave është shumë më i lartë”, ka deklaruar një zëdhënës i Policisë, shkruan BBC.

Hetuesit thonë se detyra e tyre është bërë më e vështirë për shkak se vet Niels H nuk mban mend se sa pacientë ka injektuar.

E prokurorët kanë deklaruar se tashmë gjasat janë të mëdha për të nisur një padi të re ndaj Niels.

Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha rastet, ai do të bëhet një nga vrasësit serik më famëkeq në Gjermaninë e pasluftës.