LAJMI I FUNDIT:

​Ministri Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje (Video)

​Ministri Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje (Video)

(E plotësuar) – Minsitri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka demantuar lajmin e plasuar në media se ai ka ofruar dorëheqje nga posti i ministrit në Qeverinë Haradinaj.

Minsitri Beqaj, në një prononcim për RTV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, ka thënë se është jasht vendit dhe nuk ka biseduar me askënd për këtë çështje, transmeton Telegrafi.


Më herët Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ka përgënjeshtruar lajmin për dorëheqjen e ministrit Beqaj.

————————————————————————————————————-

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes një reagimi për media ka përgënjeshtruar lajmin për dorëheqjen e ministrit të kësaj ministrie Besim Beqaj.

“Në lidhje me spekulimit e orëve të fundit në media, sipas të cilave Ministri Besim Beqaj ka dhënë dorëheqje, e informojmë opinionin publik dhe mediat se ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Më anë të kësaj Komunikate përgënjeshtrojmë shkrimet e publikuara, duke informuar se Ministri Beqaj është duke vazhduar punën e përditshme në realizim të objektivave, politikave dhe planeve të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë”, thuhet në reagim.

Më tej në reagim thuhet se ministri Beqaj dy ditët e fundit ka qëndruar për një vizitë jashtë vendit.

“Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë e udhëhequr nga ministri Beqaj po vazhdon punën me intensitet të shtuar karshi realizimit të planit të punës me synim përkrahjen e inovacionit dhe ndërmarrësisë në shërbim të rritjes e ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës”, thuhet në fund të reagimit. /Telegrafi/