LAJMI I FUNDIT:

​Limaj i uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve

​Limaj i uron besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjeve.

“Gëzuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të krishterë. Uroj që këtë festë ta kaloni sa më mirë, me shëndet e mirëqenie. Urime Ipeshkvisë së Kosovës për këtë festë e cila përçon më së miri mesazhin e paqes, tolerancës dhe humanizmit. Harmonia ndërfetare e ka karakterizuar popullin shqiptar në vazhdimësi dhe shpresoj që këtë traditë ta kultivojmë edhe në të ardhmen. Urime edhe për përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe misionet diplomatike në Kosovë të besimit të krishterë. Për shumë mote Krishtlindjet!” thuhet në urimin e Limajt. /kp/Telegrafi/