Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është miratuar draft rregullorja e re për Interpret dhe Përkthyes Gjyqësor, me votimin e kësaj rregullore është miratuar direkt edhe kodi i etikës.
Po ashtu, KGJK miratoi edhe për dy memorandume bashkëpunimi me Fondin për të Drejtën Humanitare dhe Akademisë së Drejtësisë.
KGJK-ja ka marrë vendime për një sërë çështjesh të tjera, ku u emëruan edhe anëtarët e rinj të Komisionit për Rekrutim të Gjyqtarëve, e po ashtu u zgjatë afati hetimor për panelin hetimor në një rast të caktuar disiplinor.
Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj teksa i renditi të gjitha pikat e rendit të ditës, kërkoi që të merren këto vendime.
Duke arsyetuar draft rregulloren e re për Interpret edhe Përkthyes Gjyqësor, gjyqtari Armend Berisha tregoi rëndësinë e kësaj rregullore, teksa tha se në kuadër të kësaj është edhe kodi i etikës.
“Pjesë integrale e kësaj rregullore është edhe kodi i etikës për Interpret dhe Përkthyes. Me rastin e miratimit të kësaj rregullore nënkuptohet se është miratuar edhe kodi i etikës”, tha ai.
Përkundër votimit pati diskutime për një kriter të përvojës së punës, sa duhet të jetë përvoja për të aplikuar.
Gjyqtarja Makifete Salikua pati këtë vërejtje, sepse sipas saj përvoja e punës deri në tre vite është përjashtues edhe kufizues.
“Për Interpret Përkthyes duhet me pas së paku 3 vite si Interpret ose Përkthyes, ndoshta po gaboj po kjo përvojë pak më doket si e gjatë. Edhe si kriter po më duket si kriter përjashtues edhe kufizues sepse të gjithë e dina se përkthyes të mjaftueshëm nuk po kemi për t’i rekrutuar në Gjykata”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'