LAJMI I FUNDIT:

​“Do të kthehet Vëllaznimi i dikurshëm”

​“Do të kthehet Vëllaznimi i dikurshëm”

Fama e FC Vëllaznimit të dikurshëm do të rikthehet. Ardhja e donatorit të ri, organizimi perfekt, puna e profesionale që po bëhet në kube, tifozët e shumtë që ka kjo skuadër, garantojnë të ardhmen e ndritshme të skuadrës gjakovare.

Kështu mendojnë krerët dhe futbollistët e FK Vëllaznimit, skuadër kjo që garon në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress, vizitoi klubin gjakovar, ku tashmë ky klub më nam të madh në futbollin tonë, ka marrë pamje e një tempulli të futbollit. Lokalet e klubit dhe terreni tashmë janë në nivel shumë më të mirë se sa kanë qenë pak kohë më parë.


Anëtari i Bordit të FC Vëllaznimit, Luan Vokshi, ka thënë se riorganizimi i ri i klubit, ka sjell ndryshime pozitive për skuadrën kuqezi. Ai thotë se më ardhja e donatorit të ri, Shkëlzen Gashit, tashmë ky klub funksionon në mënyrë perfektë.

“Duke u nisur nga fakti se Vëllaznimi për një kohë të kaluar patë rënë shumë, organizimi nuk ishte kërkund, me ardhjen e donatorit të ri, kryetarit të klubit Shkëlzen Gashit, klubi ka filluar të marrë tatëpjetën lidhur me organizimin e klubit që tani është në nivelin më të lartë, duke filluar nga organizimi i lokaleve të klubit, të terrenit që është në nivelin më të lartë, i kemi zyrat e administratës, ku shkruan FC Vëllaznimi, kështu që edhe më disa përforcime te reja që i kemi marrë, klubi ka filluar të stabilizohet, mirëpo, sa i përket organizimit që është në nivelin më të lartë, nuk jemi shumë të kënaqur me rezultatet që kemi deri sot”, ka thënë Vokshi.

Ai thotë se Vëllaznimi ka pak gjasa që këtë vit të kthehet në elitën e futbollit tonë, por Vokshi është i bindur se vitin e ardhshëm skuadra gjakovare do të jetë pjesë e Superligës. Ai thotë se do të punohet intensivisht më gjitha grup-moshat deri tek ekipi i parë, në mënyrë që Vëllaznimit përsëri të jetë në mesin e skuadrave të mëdha të vendit tonë.

“Ambiciet e klubit ishin që të kthehem në Superligë, mirëpo, pasi kishim ngec shumë më pikë në pjesën vjeshtore, dhe në fillim të pjesës pranverore i kishim dy humbje, tash gjasat tona janë minimale, mirëpo, ne nuk do të ndalemi, do të vazhdojmë të luftojmë, ta formojë një ekipe që edhe nëse nuk arrijmë këtë vit, atëherë vitin e ardhshëm të jemi të sigurt për kthimin në Superligë. Ne shpresojmë së duke u nisur më kushtet e tanishme që i kemi, e që kemi fillojmë të punojmë edhe më grup-moshat e reja, do të thotë Akademia e Futbollit ka filluar, do të punojmë më juniore dhe më senior që do të organizohemi pak më mirë, shpresoj se jo në këtë vit, por vitin e ardhshëm do t’i bashkëngjitëm katërshes së njohur, sepse Vëllaznimi ka shumë tifozë, edhe tash që jemi në Ligën e Parë, ne kemi shikues më shumë së sa një skuadër e Superligës që është tani”, ka theksuar Vokshi.
Ai ka shtuar se Vëllaznimi do të krijoj një skuadër të denje jo vetëm për Superligën tonë, por edhe për arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, edhe zëvendës-kapiteni i Vëllaznimit Albutrint Morina, ka lavdëruar punën që janë duke e bërë drejtuesit e klubit. Sipas tij, krerët e skuadrës gjakovare kanë bërë një organizim shumë të mirë, edhe pse ai thotë se ka pritur rezultate më të mira nga Vëllaznimi në këtë sezon të garave. Ai është i bindur se vitin e ardhshëm, kuqezinjtë do të jenë në Superligë.
“Mendoj se nuk kemi arritur aq shumë ato rezultatet që i kemi pritur, kemi pas shumë oscilime në disa ndeshje, sidomos në ndeshjet e para ku kanë qenë shumë vendimtare për ne, ambiciet kanë qenë të jemi në barazh, por tani janë zbehur gjasat, por ne nuk do të dorëzohemi deri në fund, nuk i dihet dhe do të luajmë deri në fund, edhe pse gjasat janë minimale. Organizimi është si është më së miri, ndoshta organizimi më i mirë në Kosovë, tash me donatorin e ri na ka mundësuar kushte shumë të mira, duke u nisur nga stadiumi që kemi pas shumë nevojë dhe tani i kemi të gjithat dhe se organizimi është shumë i mirë. Duke marrë parasysh simpatizuesit e flatë që i kemi ne, duke marrë parasysh edhe faktin se këtu në Gjakovë janë pritshmerite e mëdha nga ne, besoj se do t’ia arrijmë qëllimit te jemi në Superligë, aty ku edhe e kemi vendin”, ka pohuar Morina.

Portieri Ermal Gashi, ishte përforcimi i kësaj skuadre qysh në fillim të këtij sezoni. “Gardiani” i gjakovarëve thotë se është i lumtur që është pjesë e Vëllaznimit. Gashi është i bindur se skuadra e tij vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës së futbollit tonë.
“Jam shumë i kënaqur, i bëjë tre muaj që jam këtu. Organizimi i mirë, por rezultatet nuk janë ato që i kemi pritur dhe shpresojmë së në ta ardhmen të mos përsëritën ato gabimet që i kemi bërë. Konkurrenca është mjaft e mirë, tash më punën mund të arrihet gjithçka. Duke marrë parasysh organizimin e përgjithshëm të ekipit shpresoj se Vëllaznimi do të shkojë aty ku e ka vendin, pra në Superligë”, ka theksuar ai.

Vëllaznimi aktualisht ndodhet në pozitën e 10-të më 28 pikë të tubuara. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori