LAJMI I FUNDIT:

Zharku nënshkruan udhëzimin administrativ për trajnerë, në fushën e patentë shoferit

Zharku nënshkruan udhëzimin administrativ për trajnerë, në fushën e patentë shoferit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot e nënshkroi udhëzimin administrativ, (MI) Nr. 11/2017, për fushën e patentë shoferit.

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim të përcaktoj mënyrën e organizimit të dhënies së provimit kualifikues dhe profesional për trajner në fushën e patentë shoferit, programin e trajnimit bazë si dhe mbajtjen e trajnimeve për trajner të certifikuar dhe çështje tjera lidhur me të.


Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri. /Telegrafi/