LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësguvernatori Ismajli priti një delegacion nga Federal Reserve Bank of New York

Zëvendësguvernatori Ismajli priti një delegacion nga Federal Reserve Bank of New York

Një delegacion nga Federal Reserve Bank of New York ka qëndruar për vizitë pune në Bankën Qendrore të Kosovës për të diskutuar mbi praktikat më të mira të menaxhimit të rezervave në mes të Republikës së Kosovës dhe Federal Reserve Bank of New York.

Delegacioni Amerikan sot është pritur nga Zëvendësguvernatori për Operacione Bankare Lulzim Ismajli dhe Drejtoresha e Departamentit për Menaxhimin e Mjeteve  Shkëndije Nahi.


Ismajli e njoftoi delegacionin amerikam lidhur me gjendjen pozitive të sektorit financiar në Kosovë. Fokusi i veçantë i diskutimit i është kushtuar sektorit financiar, menaxhimit të rezervave dhe zhvillimeve në tregjet financiare ndërkombëtare.

Zëvendesguvernatori Ismajli, falënderoi delegacionin Amerikan për gjithë mbështetjen që shteti amerikan është duke dhënë për shtetin e Kosovës e në veçanti mbështetja ndaj Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ismajli kërkoi nga delegacioni Amerikan që stafit të BQK-së ti ofrohet mundësi të përfitimit nga përvojat e eksperteve nga Federal Reserve Bank of New York si në aspektin e trajnimit të stafit, pjesëmarrjen në konferenca e simpoziume të organizuara nga Federal Reserve Bank of New York.

Po ashtu, gjatë qëndrimit përfaqësuesit nga Federal Reserve Bank of New York, kanë takuar përfaqësuesit tjerë nga Departamenti i Menaxhimit të Mjeteve, Departamenti Ligjor, Departamenti i Parave dhe Marrëdhënieve Bankare dhe Departamenti për Raportim dhe Planifikim Financiar. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar lidhur me mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në fushën e menaxhimit të rezervave dhe alternativave për investime në vitet pasuese, roli i Bankave Qendrore si agjent fiskal i qeverisë etj.