LAJMI I FUNDIT:

Vetura me katërmijë kuajfuqi – u nis shpejt, nuk arriti si duhet te caku (Video)

Vetura me katërmijë kuajfuqi – u nis shpejt, nuk arriti si duhet te caku (Video)

Daniel Pharris ka qenë duke e drejtuar një Corvette C7, të cilës i janë vënë katërmijë kuajfuqi.

Makina që shpejtësinë prej zero deri në 300 kilometra në orë e arrin për katër sekonda, nuk ia doli ta mbajë kontrollin, transmeton Telegrafi.


Gjatë garës së zhvilluar, vetura ka lëvizur afro 80 metra me të njëjtin rritëm, por më pas është ngritur në ajër dhe ka dalë në shiritin tjetër.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni këtë ndodhi që për fat të mirë nuk i shkaktoi shoferit ndonjë lëndim. /Telegrafi/