LAJMI I FUNDIT:

Veseli ligjëron në shkollën elitare të Parisit (Foto)

Veseli ligjëron në shkollën elitare të Parisit (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Francë, ka mbajtur një ligjëratë në shkollën prestigjioze të shkencave sociale në Paris, “Sciences Po”.

Para studentëve dhe profesorëve francezë, Veseli ka folur për sfidat e shtet-ndërtimit të Kosovës, duke shpjeguar arritjet që nga çlirimi e deri te njohja ndërkombëtare e shtetësisë.


Veseli ka folur edhe për rolin e tij në kuadër të angazhimit të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimin me Parlamentet e vendeve të tjera.

“Globalizimi ka zbehur dallimet midis politikës së jashtme dhe të brendshme, duke shtuar në mënyrë të pashmangshme rolin e Parlamenteve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ashtu, konsolidimi i demokracisë e ka bërë të domosdoshme kërkimin e llogarisë për politikat e jashtme, duke përfshirë më shumë parlamentarët në një sferë veprimtarie që më parë ushtrohej ekskluzivisht nga ekzekutivi”, ka thënë Veseli.

Një pjesë tjetër e ligjëratës së Kryeparlamentarit kosovar është përqendruar në sfidat e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane, si dhe për mundësitë dhe potencialet që ofron Kosova për investitorët e huaj./Telegrafi/

15369857_10212143222073736_845875107_o

15397690_10212143220393694_1884824755_o

15409697_10212143223193764_1886456079_o

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori